Ballina Flash

Bien shitjet e maskave në SHBA rriten ato të… buzëkuqëve!

LOS ANXHELES, 25 maj /ATSH-ANSA/ – Me relaksimin e masave kufizuese për të përmbajtur pandeminë, duke përfshirë edhe fundin e detyrimit të maskave, buzët përsëri ”shfaqin hakmarrjen përmes buzëkuqit”, sipas CNN, e cila citon disa kompani të studimit të tregut.

Me kthimin në jetën shoqërore veçanërisht për njerëzit e vaksinuar, dyqanet e kozmetikës në SHBA kanë përjetuar një bum në shitjen e buzëkuqëve: mbi 34 milionë në fund të prillit.

Dhe, sipas tendencave të reja, jo vetëm buzëkuqi është rikthyer, por edhe moda e ngjyrave të ndritshme, të tilla si portokalli, rozë, vjollcë, e purpurtë, të gjitha nuancat që kujtojnë gjithashtu nevojën për verën.

Në fillim të pandemisë, në veçanti, me detyrimin për të mbajtur një maskë si brenda dhe jashtë, zgjedhjet e konsumatorëve ishin më të orientuara drejt përdorimit të make-up-eve për sytë sesa për buzët. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPiaggio ONE, skuteri i ri elektrik debuton në TikTok
Artikulli tjetërSezoni turistik/ Pastrohen plazhet e bregdetit të Fierit, kushte më të mira për pushuesit