Ballina Flash

COVID-19 – Japonia hap vaksinodromet e para

TOKIO, 24 maj /ATSH-AFP/ – Japonia hapi sot qendrat e para të vaksinimit në masë kundër koronavirusit, në kuadër të përshpejtimit të fushatës së vaksinimit, ngadalësia e të cilit është kritikuar shumë dy muaj nga Lojërat Olimpike të Tokios (23 korrik-8 gusht).

Dy qendrat e vendosura në Tokio dhe Osaka dhe menaxhuar nga Forcat japoneze të Vetëmbrojtjes do të ngarkohen për të administruar çdo ditë mijëra doza të vaksinave për personat e moshës nga 65 vjeç.

Vetëm 2% e rreth 125 milionë banorëve të Arkipelagut kanë marrë për momentin dy doza t ëvaksinës, nga 40% në SHBA dhe 15% në Francë.

Kritikat janë gjithnjë e më të forta përballë kësaj ngadalësie, e shpjeguar pjesërisht me rregulla të rrepta mjekësore dhe burokraci, ndërsa një pjesë e vendit është në një gjendje të jashtëzakonshme përballë një vale të katërt të COVID-19./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZingraf: Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave
Artikulli tjetërRikonstruktohet rruga Sukth-Maminas/ Lehtëson trafikun drejt Gjirit të Lalëzit gjatë sezonit turistik