Ballina Ekonomi

Bankat ulën me 14 % shpenzimet për interesat e depozitave

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Shpenzimet e bankave për interesa shënuan në fund të 3-mujorit të parë 2021 nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se shpenzimet për interesat e depozitave kishin vlerën 1.76 miliardë lekë, ose 14 % më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars interesi mesatar i depozitave dhe llogarive të individëve në lekë ishte 0.2 %, ndërsa në euro 0.03 %.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rënia e shpenzimeve për interesat, shpjegohet me strukturën e depozitave bankare që po orientohet drejt kursimeve në llogari pa afat.

Në fund të muajit mars, llogaritë dhe depozitat pa afat përbënin më shumë se 60 % të depozitave, nga 55 % që përbënin një vit më parë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE thërret ambasadorin bjellorus për incidentin e ”Ryanair”
Artikulli tjetër“Defender 21”, dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA