Ballina Aktualitet

Problem pandëshkueshmëria/ Braçe: Duhet një lëvizje e fortë kundër korrupsionit e krimit


TIRANË, 23 maj/ATSH/ Zëvendëskryeministri, Erion Braçe shprehet se Shqipëria ka ende problem të madh pandëshkueshmëri në dhe pabarazinë para ligjit.

Braçe theksoi se se lufta kundër krimit, krimit të organizuar apo mafieve, nuk është çështje pushke por është çështje vullneti, këmbëngulje, vendosmërie, distance dhe tolerancë.

Ai solli në vëmendje historinë e prokurorit italian Giovanni Falcone dhe gjyqtarit Paolo Borselino, të cilët u vranë në luftë për përmbysjen e pushtetit të mafias në Itali.

Por, sipas Braçes se një erë e re ka nisur edhe në Shqipëri dhe po preken prokurorët, gjykatësit e politikanët e korruptuar.

“Tani duhet ndëshkueshmëri e qartë dhe gjithëpërfshirëse ndaj grupeve kriminale, sipërmarrësve të korruptuar që shërbejnë si banka e lavatriçe për ta. Tani, duhet një lëvizje e fortë kundër korrupsionit e krimit të organizuar deri në nivelin e një kulture të re përfshirëse për barazi para ligjit. Ndëshkim ndaj gjithkujt që përfshihet në korrupsion e krim”, tha ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: “Defender Europe 21”, garanci për sigurinë e përditshme për shqiptarët dhe Shqipërinë
Artikulli tjetër“Defender 21” në Tiranë/ Qytetarët entuziast, ushtarët e SHBA për ATSH: Shqipëria shumë e bukur, do kthehemi si turistë