BRAUNSCHWEIG, 23 maj /ATSH-DPA/ – Një djalë jo më i madh se tre vjeç ngau një makinë për rreth 150 metra në qytetin qendror gjerman të Peine, përpara se të përplasej në një shenjë trafiku.
Fëmija 32-muajsh mori një çelës që i përkiste njërit prej prindërve të tij dhe e përdori atë për të ndezur makinën e familjes.
Një tjetër automobilist, që dalloi aksidentin, arriti të hiqte çelësin dhe të merrte makinën nën kontroll.
Askush nuk u lëndua.
Hetuesit duan të sqarojnë se si djali mori çelësin dhe, në rradhë të parë, se si ai qe në gjendje të ngiste makinën./ /ervo/























