Ballina Flash

Diamanti më i madh rozë në ankand

HONG KONG, 23 maj /ATSH-ANSA/ – Një diamant praktikisht i përsosur rozë 15,81 karat, i emërtuar “Sakura”, është vënë në shitje nga shtëpia e ankandeve “Christie’s” në Hong Kong.

Emërtimi i diamantit vjen nga ngjyrosja delikate si qershitë që lulëzojnë në Japoni: “Sakura” është termi japonez për lulet e qershisë që çelin në fillim të pranverës.

Diamanti është vlerësuar midis 25 dhe 38 milionë dollarë.

Sipas ekspertëve, ai është një pjesë unike e këtij lloji.

Diamanti “Sakura” është cilësuar si “I patëmetë në brendësi”, duke mishëruar rrallësinë e tij dhe qartësinë e tij të jashtëzakonshme optike./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSnapchat arrin 500 milionë përdorues në muaj
Artikulli tjetërMeta takim me ministrat e jashtëm të BE-së: Me rëndësi çelja e negociatave me Shqipërinë