Ballina Bota

SHBA – Blinken përsërit rëndësinë e marrëdhënieve turko-amerikane

UASHINGTON, 22 maj /ATSH-AA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve turko-amerikane.

“Vazhdimi i bashkëpunimit me aleatin tonë të NATO-s Turqinë për prioritetet e përbashkëta është me rëndësi të madhe”, shkroi Antony Blinken në Twitter pas një telefonate që kishte zhvilluar me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Ai përsëriti mbështetjen amerikane për bisedimet midis Turqisë dhe Greqisë, të cilat janë aleatë të Amerikës në NATO-s.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price gjithashtu bëri një njoftim rreth bisedës telefonike Blinken-Çavuşoğlu.

“Sekretari Blinken bisedoi me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, ku diskutuan fushat e bashkëpunimit në Siri dhe Afganistan dhe rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe institucioneve demokratike”, theksoi ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Koreja e Jugut qasje më të afërt ndaj sistemeve raketore amerikane
Artikulli tjetër“Defender ’21″/ Testohet gatishmëria e FA shqiptare për operacionet e kërkim-shpëtimit