NJU JORK, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë Lindjen e Mesme në ditët e ardhshme, njoftoi Departamenti i Shtetit i SHBA, pas njoftimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
”Blinken do të takohet me homologët e tij izraelitë, palestinezë dhe rajonalë për të punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për izraelitët dhe palestinezët”, shpjegoi departamenti.
”Mjaft më me dhunë dhe tensione si nga ana e palestinezëve ashtu edhe e izraelitëve”, ka deklaruar para pak ditësh sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një seri telefonatash të bëra me ministrat e Jashtëm të Francës, Egjiptit, Katarit, Arabisë Saudite dhe Pakistanit. /os/















