Ballina Bota

BRUKSEL – Eurodeputetët i kërkojnë BE-së heqjen e patentave të vaksinave

BRUKSEL, 20 maj /ATSH-AFP/ – Eurodeputetët i kërkuan Bashkimit Europian të mbështesë heqjen e patentave për vaksinat antiCOVID-19 para Organizatës Botëtore të Tregtisë, shefja e të cilës ndodhet sot në Bruksel.

Teksti i parlamentit i kërkon BE-së të mbështesë iniciativën e Indisë dhe Afrikës së Jugut në OBT për të hequr përkohësisht të drejtat e pronës intelektuale për vaksinat antiCOVID-19, pajisjet dhe trajtimet.

Ky amendament u votua të mërkurën në mbrëmje në kuadër të një rezolute që kërkon përshpejtimin e progreseve kundër SIDA-s dhe luftës kundër pabarazive që ajo gjeneron, në mënyrë që të pushojë së qeni një kërcënim për shëndetin publik deri në 2030./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMblidhet Këshilli Konsultativ mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore, miratohen 6 projektakte
Artikulli tjetërGJERMAN – Merkel mbështet kontaktet indirekte me Hamasin