FUTBOLL – Werder Bremen shkarkon trajnerin Kohlfeldt

BERLIN, 18 maj /ATSH-AA/ – Ekipi i Werder Bremen njoftoi se Florian Kohlfeldt nuk është më shefi i stafit teknik.

Në deklaratën e klubit theksohet se vendimi për t’i dhënë fund angazhimit të Kohlfeldt-it u mor pas disfatës së djeshme në xhiron e 33-të të Bundesligës, në të cilën Werder pësoi disfatë si mysafire me rezultatin 2:0 nga Augsburg.

Vendimi u konfirmua sot nga Bordi i Drejtorëve të klubit.

Drejtuesit e Werder-it tashmë kanë arritur një marrëveshje me ish-trajnerin e klubit Thomas Schaaf, i cili do të drejtojë ekipin nga stoli në xhiron e fundit të Bundesligës dhe në ndeshjet e mundshme të playoff-it për të mbijetuar në radhët elitare të garës së klubeve gjermane.

Werder pret Borussia Monchengladbach-un në javën e fundit të Bundesligës.

Aktualisht, Werder është në pozitën e 16-të me 31 pikë, pra në zonën e cila çon në play-off për mbijetesë. Armenia Bielefeld ka një pikë më shumë se Werder në vendin e 15-të, dhe Këlni ka një pikë më pak në vendin e 17-të.

Të tre ekipet do të zhvillojnë një betejë të madhe për mbijetesë në Bundesligë në ndeshjet e fundit të sezonit. /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.