Ballina Bota

COVID-19 – Spanja në nivelin “rrezik i mesëm”

MADRID, 18 maj /ATSH-ANSA/ – Spanja është sërish nën pragun e “rrezikut të lartë” në lidhje me infeksionet nga COVID-19.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, incidenca e rasteve të reja pozitive ra nën 150 për 100 000 banorë, duke u ndalur në 147,5.

Kjo është hera e parë që nga fundi i marsit që vendi iberik gjendet në një situatë të “rrezikut të mesëm”, sipas parametrave të vendosur nga autoritetet kombëtare të shëndetit.

Që nga fillimi i pandemisë, 3,6 milionë raste dhe 79 502 vdekje janë raportuar në vend./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJava e Europës/ Arbana: Rindërtimi pas tërmetit model suksesi në Shijak
Artikulli tjetërFOKUS – Vdekshmëria nga COVID-19 në SHBA në nivelin më të ulët