Ballina Flash

Bitcoin humbet shkëlqimin

LONDËR, 18 maj /ATSH-AFP/ – Bitcoin ka humbur më shumë se 20% të vlerës së tij brenda një jave, duke bërë që disa investitorë të pyesin nëse ethet e blerjeve të kriptomonedhave prej më shumë se gjashtë muajsh kanë filluar të bien sërish.

I vlerësuar me rreth 45 000 dollarë sot, bitcoin ka fshirë më shumë se 12 000 dollarë që nga fillimi i javës së mëparshme dhe ka rënë më shumë se 30% nga vlera më e lartë e të gjitha kohërave prej 64 870 dollarë më 14 prill.

Në vazhdën e bitcoin, edhe kriptovalutat e tjera kanë shënuar rënie.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe, ra 14% brenda një jave dhe tani kushton pak nën 3 400 dollarë.

Dogecoin, një kriptomonedhë që ka tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë javët e fundit, gjithashtu po largohet nga majat e saj.

Në tërësi, rënia e fundit e çmimeve ka zhdukur 400 miliardë dollarë nga tregu, që tani vlerësohet në pak më shumë se 2 000 miliardë dollarë, sipas faqes Coinbase, që rendit më shumë se 9 000 kriptovaluta./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejtoria e re rajonale e shërbimeve të transportit rrugor/ Kushte dinjitoze pune dhe shërbim cilësor për qytetarët
Artikulli tjetërDita Ndërkombëtare e Muzeve/ Çelet në Berat ekspozita “Thesare të risjella në jetë”