Ballina Flash

Ndahet nga jeta e ish-arbitri i FIFA-s, Faik Bajrami/ FSHF: Ndër emrat më të mëdhenj të arbitrimit shqiptar

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti Armand Duka shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-arbitrit ndërkombëtar të FIFA-s, një ndër emrat më të mëdhenj të arbitrimit shqiptar Faik Bajrami, i cili shënoi emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar duke arbitruar në 21 shkurt 1971 në Roterdam, ndeshjen Holandë-Luksemburg.

“Bajrami ishte një person me integritet të lartë dhe një figurë sportive e respektuar, dhe mungesa e tij do të ndihet gjatë në familjen tonë të futbollit, duke parë kontributin e tij të vazhdueshëm në futbollin shqiptar”, shprehet FSHF.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e shumtë të Faikut në këtë moment të vështirë që po kaloni”, përfundon mesazhi. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrimet zgjedhore dhe pastrimi i parave/ Çela, takim me prokurorët në Fier dhe Vlorë
Artikulli tjetërTOKIO 2020 – 60% e japonezëve mendojnë se olimpiada duhet të anulohet