KAJRO, 15 maj /ATSH-AFP/ – Egjipti hapi sot kufijtë tokësorë me Rripin e Gazës dhe dërgoi 10 ambulanca në enklavën palestineze për të evakuuar dhe trajtuar në spitalet e tij palestinezët e plagosur nga bombardimet izraelite, theksoi një burim mjekësor egjiptian.
kajro ka hapur kalimin nga Rafahu për të mundësuar hyrjen e 10 ambulancave egjiptiane në Rripin e gazës për transportimin e të plagosurve palestinezë”, deklaroi i njëjti burim.
Terminali i Rafahut është e vetmja pikë kalimin në Rripin e Gazës për botën, që nuk kontrollohet nga Izraeli.
Shteti hebre ka vendosur një bllokim në enklavën palestineze që prej një dekade.
Një zyrtar i sigurisë në kufi tha se vendimi ishte “i jashtëzakonshëm” sepse kalimi zakonisht mbetet i mbyllur në festat zyrtare, përfshirë festën myslimane të Bajramit të Madh që filloi të mërkurën./ /ec/























