Gjykata vendos për abuzimin e Amazon në Luksemburg

BRUKSEL, 12 maj /ATSH-DPA/ – Gjykata e dytë më e lartë në Bashkimin Europian do të vendosë sot nëse Amazon ka marrë ndihmë të paligjshme shtetërore nga Luksemburgu në formën e normave më të ulëta të taksave.

Komisioni Europian zbuloi në tetor 2017 që Luksemburgu i dha ndihmë të paligjshme shtetërore Amazon nga 2006 në 2014.

”Luksemburgu kishte ulur taksat për Amazon pa ndonjë arsye të fortë”, vuri në dukje Komisioni.

Komisioni tha se kjo do të thoshte që tre të katërtat e fitimeve të Amazon nuk ishin taksuar, duke urdhëruar Luksemburgun të rikuperonte paratë nga Amazon EU.

Të dy, Luksemburgu dhe Amazon e referuan komisionin në Gjykatën e Përgjithshme të BE për të vendosur mbi këtë çështje duke kërkuar që vendimi ekzekutiv i BE të rrëzohej.

Vendimet e gjykatave zakonisht mund të kundërshtohen përpara Gjykatës Europiane të Drejtësisë, gjykata më e lartë në bllok./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.