BM – PBB bie 1,5% në T1 2021

LONDËR, 12 maj /ATSH-AFP/ – Prodhimi i Brendshëm Bruto i Britanisë së Madhe u ul me 1,5% në tremujorin e parë për shkak të kufizimeve, por një rritje prej 2,1% vetëm për muajin mars lë hapësirë për një rimëkëmbje të aktivitetit me heqjen e kufizimeve.

”Ekonomia është kontraktuar sërish nga një tremujor në tjetrin pasi kishte përparuar me 1,3% në tremujorin e katërt 2020″, njoftoi sot Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

Kjo ulje shpjegohet kryesisht nga një muaj janar i keq me vendosjen e tretë të kufizimit në Angli për frenimin e përhapjes së virusit dhe varianteve të tij.

Gjatë tremujorit të kaluar, PBB britanike ishte ende më i ulët se 8,7% krahasuar me nivelin në fund të vitit 2019 përpara shpërthimit të pandemisë.

“Rimëkëmbja e fortë e vërejtur në mars, falë tregtisë dhe kthimit të shkollave, nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar kontraktimin e ekonomisë britanike gjatë tremujorit të parë”, thekson Darren Morgan, një zyrtar i ONS.

Rritja prej 2,1% në muajin mars nga muaji në muaj është megjithatë rritja më e fortë e PBB-së që nga gushti i vitit 2020.

Ai konfirmon pritjet e ekonomistëve për një rikthim të fortë të rritjes në 2021, kur ekonomia kishte vuajtur veçanërisht në vitin 2020, me një rënie të Produktit të Brendshëm Bruto prej 9,8%, performancën e saj më të keqe në 300 vjet dhe rënien më të madhe në vendet e G7./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.