Ballina Flash

Muzeu Historik Kombëtar rihapet për vizitorët

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar u rihap sot për vizitorët, pas një periudhe mbylljeje për shkak të pandemisë.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se aksesi për publikun realizohet nga hyrja qendrore e Muzeut Historik Kombëtar.
Margariti rikujtoi publikun për çmimin e biletave në sportel për të vizituar Muzeun Historik Kombëtar: biletë vizitor vendas dhe të huaj: 500 lekë, biletë grup +12: 400 lekë, biletë e reduktuar për kategori të ndryshme në masë 50 %: 250 lekë, biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë: 150 lekë, për fëmijët deri në 12 vjeç hyrja është falas.
Ministrja sqaron se për të shmangur sa më shumë kontaktet fizike, qytetarët mund ta rezervojnë biletën edhe nga shtëpia.
Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Tre humbje jete dhe 49 raste me COVID-19
Artikulli tjetërJavët e Europës 2021/ Ambasadori Soreca mori çmimin “Mirënjohja e Tropojës”