KALIFORNI, 11 maj /ATSH-ANSA/ – Luftë e përditshme e Amazon për mbrojtjen e markës.
Në vitin 2020, gjiganti i shitjeve në internet investoi më shumë se 700 milion dollarë duke punësuar më shumë se 10 000 njerëz për të mbrojtur dyqanet e tij nga mashtrimet dhe abuzimet.
Ky përfundim doli nga raporti i vitit 2020 mbi mbrojtjen e markës tregtare, i cili analizon mënyrat në të cilat Amazon punon për të garantuar klientët e saj blerjen e produkteve autentike në faqet e saj.
Konkretisht, proceset e verifikimit të Amazon bllokuan më shumë se 6 milion përpjekje për krijimin e llogarisë së shitësit dhe vetëm 6% e përpjekjeve të regjistrimit të llogarisë kaluan procese verifikimi dhe ishin në gjendje të rendisnin produktet.
Për më tepër, Amazon sekuestroi më shumë se 2 milionë produkte të falsifikuara para se ato të dërgoheshin tek klientët dhe i parandalonte ato të shiteshin diku tjetër në zinxhirin e furnizimit me pakicë dhe bllokoi më shumë se 10 miliardë oferta të dyshimta përpara se ato të bëheshin publike në dyqanet e saj.
“Ne i ndihmuam partnerët tanë të shitjes të mbajnë dyert e tyre virtuale të hapura dhe, megjithë përpjekjet e shumta mashtruese nga keqbërësit, ne vazhduam t’u mundësonim shumicës së klientëve të blinin me besim nga zgjedhja jonë e gjerë e produkteve autentike”, theksoi Dharmesh Mehta, zëvendëspresident i Besimit të Klientëve në Amazon. /os/























