Çifti Clooney kërkon… një shtëpi në jug të Francës!

SAINT TROPEZ, 11 maj /ATSH/ – Një nga çiftet më të dashur dhe të famshëm të Hollivudit është në kërkim të një shtëpie tjetër ëndrrash.

”Ata janë George Clooney dhe Amal Alamuddin, të cilët kanë vendosur sytë e tyre në një pasuri në jug të Francës: Domaine de Canadel, në Brignoles, gjysmë ore nga Saint Tropez”, shkruan vanityfair.it.

Kryetari i bashkisë së Brignoles Didier Brémond konfirmoi në një intervistë se çifti kishte qenë në zonë në kërkim të “paqes dhe pushimit”.

Midis Clooney dhe Domaine ekziston një tjetër blerës misterioz, i cili sipas ”Le Figaro” tashmë ka nënshkruar një marrëveshje paraprake për ta blerë atë për gjashtë milionë euro, por çifti mund ta ngrejë me një ofertë më të lartë dhe ndoshta të përballet me një betejë ligjore për të rrëmbyer pronën.

Nga ana tjetër, pasuria, prej 170 hektarësh në total, përfshin një ndërtesë të shekullit XIII me një sipërfaqe të brendshme prej 1 000 metrash katrorë dhe një park përrallor me një pishinë të hijezuar nga antikiteti, shtuar këtu pemë, një oborr, një fushë tenisi, pyll, një liqen zbukurues, një ullishte me 1 000 pemë dhe një vresht./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.