Ballina Bota

COVID-19 – Mungesa e oksigjenit shkakton viktima në Indi

NJU DELHI, 11 maj /ATSH-DPA/ – Të paktën 11 pacientë me Covid-19 kanë vdekur në një spital në Indinë e Jugut pas një ndërprerje të furnizimit mjekësor me oksigjen, deklaruan zyrtarët .

”Incidenti ndodhi në një spital shtetëror në Andhra Pradesh, për shkak të një vonese në mbërritjen e një cisterne që mbante furnizime me oksigjen”, njoftoi gazeta ”Indian Express”.

Zyrtari i lartë, Hari Narayanan, mohoi akuzat e familjeve të pacientëve të cilët thanë se furnizimi me oksigjen në njësinë e kujdesit intensiv u ndërpre për gati 45 minuta.

Autoritetet shtetërore kishin urdhëruar një hetim mbi aksidentin edhe pse zyrtarët pranuan që kriza ishte shkaktuar sepse cisterna arriti me vonesë.

Vdekjet u raportuan në një kohë kur India po lufton me një valë vdekjeprurëse të dytë të Covid-19 dhe mungesa mjekësore e oksigjenit është shfaqur si një sfidë e madhe. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHarley-Davidson prezanton motorin elektrik
Artikulli tjetërSektori bankar rriti fitimet me 4,8 miliardë lekë në 3-mujorin e parë