Ballina Flash

COVID-19 – BioNTech uzinë për prodhimin e vaksinave në Singapor

FRANKFURT, 10 maj /ATSH-AFP/ – Laboratori gjerman BioNTech njoftoi sot krijimin në Singapor të një uzine për prodhimin e ARNm, nga e cila do të mundësohen disa qindra milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

BioNTech parashikon krijimin e një strukture për prodhimin e ARNm kryesisht të integruar në Singapor për të qenë në gjendje për t’i bërë ballë sa më shpejt rreziqeve potenciale të pandemisë nëse është e nevojshme, sipas një komunikate.

Kompania e Mayence, aleate me american Pfizer në zhvillimin e vaksinës, gjithashtu synon të vendosë selinë e saj qendrore për Azinë juglindore në Singapor.

Në varësi të marrjes së miratimit të nevojshëm, BioNTech pret që faqja e ardhshme, me prodhim shumë të automatizuar të ARNm, të jetë operative në 2023 dhe të krijojë deri në 80 vende pune në Singapor.

Për BioNTech bëhet fjalë prë uzinën e parë të vendosur jashtë Europës, pas asaj në Marbourg, në Gjermani.

“Të kesh nyje të ndryshme në rrjetin tonë të prodhimit është një hap i rëndësishëm strategjik në zgjerimin e pranisë sonë globale”, theksoi Ugur Sahin, CEO dhe bashkë-themelues i BioNTech, në një deklaratë.

Hapja e një dege BioNTech në Azinë juglindore përfaqëson një hap të mëtejshëm në zgjerimin ndërkombëtar të ndërmarrjes së bioteknologjisë pas hapjes së një selie amerikane në Kembrixh, Massachusetts.

BioNTech konfirmoi javën e kaluar se mund prodhojë deri në 3 miliardë doza këtë vit dhe më shumë se 3 miliardë vitin e ardhshëm./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“E ka kthyer partinë në kompani private/ Kadilli: Me Bashën në krye, PD do të jetë në opozitë
Artikulli tjetër100-vjetori i lindjes së arkeologut Skënder Anamali/Akademia e Shkencave veprimtari shkencore-jubilare