“E ka kthyer partinë në kompani private/ Kadilli: Me Bashën në krye, PD do të jetë në opozitë

TIRANË, 10 Maj/ATSH/ Anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli gjatë një interviste televizive deklaroi se, “me Bashën, PD-ja do të jetë në opozitë edhe në beteja të ardhshme elektorale”.

“PD ka qenë me vetëmohim në funksion të tij, ekipi që kanë pranë ka qenë shumë mirë. Grupi i huaj që ka punuar ka bërë punë shumë të mirë. Nëse këta i bën larg nga konsultimi politik nuk mund të bëjnë asgjë më shumë se kaq. Na nxore me vonesë në fushatë, i rrotullove njerëzit që nuk kishin qenë më parë. Nuk dinin emrat e fshatrave në zona”, – tha Kadilli.

“Ne vijmë rrotull, sepse zotëria ka frikë se iks apo ypsilon person i krijon një peshë politike. Veç vonesave po ju jap edhe këtë element”, – tha Kadilli.

Kadilli tha se nuk duhet të shtyhet më analiza e humbjes, pasi sipas tij, është shtyrja e analizës së humbjes është fyerje për anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Kadlli nënvizoi se nëse do t’i fitojë zgjedhjet për postin e kryetarit të PD, ai do ta drejtojë partinë me një metodë të re dhe do të jetë pikërisht kryetari që do të shkojë tek demokratët.

Sipas Kadillit, sot në zyrën e kreut të PD kryetari po rrethohet nga njerëzit e tij, çka e ka kthyer partinë në një kompani private.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.