Ballina Flash

BioNTech paraqet rezultatet financiare të T1 2021

BERLIN, 10 maj /ATSH-DPA/ – Prodhuesi gjerman i vaksinave BioNTech do të paraqesë sot rezultatet e tij për tremujorin e parë të 2021.

Në muajt e fundit, kërkesa globale për vaksinën Covid-19 të prodhuar nga BioNTech me partnerin e saj amerikan Pfizer ka transformuar të dhënat financiare të kompanisë.

Në tremujorin e katërt, BioNTech raportoi një fitim neto prej 366,9 milion euro (446,2 milion dollarë), krahasuar me një humbje neto prej 58,2 milion euro në të njëjtin tremujor të vitit paraprak.

Por, shqetësimet e kohëve të fundit në lidhje me humbjen e mundshme të të drejtave të patentës kanë shkaktuar bujë midis aksionerëve.

Të mërkurën, qeveria amerikane mbështeti çuditërisht një iniciativë globale për të pezulluar përkohësisht të drejtat e patentës në vaksinat Covid-19 në mënyrë që të promovojë ndalimin e pandemisë.

Qeveritë e tjera, për shembull në Gjermani, janë kundër një lëvizjeje të tillë, duke thënë se nuk ka gjasa të prishë prodhimin global. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Drejtësisë/ Xhafaj: Momenti i sprovës së madhe, të dëshmohet përgjegjësi, integritet dhe rezultate konkrete
Artikulli tjetërMADRID – Pandemia nuk ka mbaruar ende, ndërkohë që Spanja feston fundin e lockdown