Billie Eilish prezanton albumin e ri muzikor

LOS ANXHELOS, 9 maj /ATSH-DPA/ – Pas vitit pandemik me një kolonë muzikore për James Bond pa një film Bond, një Grammy për Regjistrimin e Vitit dhe një dokumentar në lidhje me ngritjen e 19-vjeçares në nivelin më të lartë të muzikës pop, këngëtarja Billie Eilish ka njoftuar prezantimin e afërt të këngës së saj LP të rradhës me albumin e dytë.

“Happier Than Ever”, kënga hapëse e albumit të saj me 16 këngë, që ndjek debutimin e saj në Grammy 2019 “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”, është vendosur të dalë më 30 korrik.

“Kjo është kënga ime më e preferuar që kam krijuar ndonjëherë dhe jam kaq e ngazëllyer dhe nervoze e mezi pres që ju ta dëgjoni”, shkroi ajo në Instagram.

Eilish tha se muzika, të cilën ajo e ka shkruar me vëllain e saj dhe producentin fitues të Grammy, Finneas, do të pasqyrojë periudhën e gjatë të izolimit dhe kohën larg turneve.

Në shkurt, ajo tha për Stephen Colbert: “Nuk mendoj se do të kisha bërë të njëjtin album apo edhe nëse do të kisha bërë ndonjë album, nëse nuk do të ishte COVID. Kjo nuk do të thotë që ka të bëjë me COVID, por thjesht kur gjërat janë ndryshe në jetën tënde, ti je ndryshe. Kështu është. Ndaj duhet të falënderoj COVID për këtë…”.

Eilish, e rritur në lagjen Highland Park të Los Angeles në një familje aktorësh, pati një ngjitje të shpejtë në toplistat pas postimit të single-it të saj të parë “Ocean Eyes”, në 2015.

Kënga në krye të klasifikimit “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”, që shënoi 2,3 miliardë transmetime në 2019, u parapri nga single-i “Bad Guy ”në vendin e parë në Billboard Hot 100.

Kjo këngë fitoi të katër kategoritë kryesore në Grammy Awards 2020, duke e bërë Eilish personin më të ri që fiton çmimin Albumi i Vitit.

Para mbylljes së koncerteve për shkak të pandemisë, në mars 2020, Eilish shiti më shumë se gjysmë milioni bileta për turneun e saj të planifikuar në arenë në më pak se një orë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.