Rama merr fanellën me numrin 3 për fitoren e mandatit të tretë nga Juventus

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një dhuratë që ka marrë nga skuadra e tij e zemrës, Juventus, me rastin e fitores së mandatit të tretë.

Bëhet fjalë për një fanellë me emrin e tij që mban numrin 3, për 3 mandatet e Partisë Socialiste.

Përmes një postimi, Rama iu ka dhënë një këshillë edhe tifozëve të Interit, që këta të fundit të sillen mirë si kampionë, ndërsa nuk e kursen as humorin, duke e lidhur këtë edhe me politikën.

Rama thekson se Interi duhet të marrë shembullin e tij, që të ketë respekt për të mundurit.

“Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë. Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, tha Rama.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.