Pediatria e re e Tiranës/ Manastirliu: Spitali më modern dhe miqësor me fëmijët, me standardet më të larta

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Pediatria e re e Tiranës do të jetë së shpejti spitali më modern dhe miqësor me fëmijët, me standardet më të larta.

Kështu u shpreh sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndërsa ndau foto nga Pediatria e re e Tiranës.

Spitali i ri Pediatrik është pjesë e projektit të modernizimit të QSUT, bashkë me Spitalin e ri të Kirurgjisë që ka përfunduar dhe Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme që është në ndërtim.

Pediatria e re e Tiranës, një ndërtim modern që ka përfunduar është gati që me mobilimin dhe pajisjen të vihet në funksion të fëmijëve. Shërbimet përfshijnë reanimacionin pediatrik, me katër salla operacioni të gjitha sipas standarteve sa i përket shërbimeve pediatrike, ndërsa është rritur kapaciteti në 500 shtretër.

Ky investim i shërben jo vetëm Tiranës por gjithë Shqipërisë, pasi është një qendër reference që ofron shërbime të specializuara.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.