Ballina Bota

COVID-19 – Greqia hap më tej jetën publike

ATHINË, 8 maj /ATSH-ANA/ – Ne po ndërmarrim hapa shtesë drejt një frymëmarrjeje të lirë, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, ndërsa qeveria greke paraqiti planin e lehtësimit të kufizimeve antiCOVID-19 me rifillimin e një sërë aktivitetesh, në pritje të kthimit të turistëve më 15 maj.

“Nga sot plazhet e organizuara mund të rihapen sërish”, njoftoi Hardalias.

Sipas planit të njoftuar nga qeveria, të hënën, më 10 maj, do të rihapen kopshtet, shkollat ​​fillore dhe gjimnazet.

Gjithashtu, duke filluar nga 14 maji, mund të rihapen muzetë, duke u bazuar në protokollin ekzistues shëndetësor.

Përveç kësaj, më 21 maj, kinematë verore dhe shfaqjet e kinemave në natyrë mund të fillojnë me pjesëmarrje 75% të publikut, ndërsa shfaqjet dhe audicionet drejtpërdrejt në zonat e jashtme rinisin më 28 maj.

Restorantet në natyrë u rihapën të hënën e kaluar, pas një mbyllje gjashtëmujore.

“Këto janë hapa të kujdesshëm, por duhen urgjentisht për të rihapur vendin”, shtoi Hardalias.

Shtetrrethimi i natës, nga ora 23:00 deri në 05:00, mbetet në fuqi./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër/ Restaurohet çatia dhe muri i portës “Çene”, monument kulture i kategorisë I
Artikulli tjetërManastirliu: 12,766 fëmijë përfituan bonusin e bebes në muajt e parë të 2021