Ballina Bota

SHBA – Blinken: Bashkëpunimi shumëpalësh në rrezik serioz

NJU JORK, 7 maj /ATSH-ANSA/ – Bashkëpunimi shumëpalësh është në rrezik serioz, me ringjalljen e nacionalizmit, rritjen e shtypjes dhe thellimin e rivaliteteve, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

“Disa po pyesin nëse bashkëpunimi shumëpalësh është ende i mundur”, tha Blinken.

“SHBA beson se jo vetëm që është e mundur, por është një domosdoshmëri dhe se mbetet mjeti më i mirë”, shtoi ai.

Deklarata e tij vjen gjatë një takimi virtual të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për bashkëpunimin shumëpalësh, i kryesuar nga ministri i Jashtëm kinez Ëang Yi.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Tedros: Pabarazia e qasjes në vaksina është e papranueshme
Artikulli tjetërRistrukturimi i kredive/ BSH: Për 60 % të huadhënies zgjatet afati i shlyerjes