Parashikimi i motit, e premte 7 maj 2021

TIRANE, 7 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e premte vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Për pjesën e parë të ditës moti do të jetë kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.

Pas orëve të mesditës do të jetë mot i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – jugperëndim me intensitet 1-6 m/s e përkohësisht mesatare deri në 10m/s në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:  

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/24 Diell pak re
Kukës 12/25 Diell pak re
Lezhë 12/24 Diell pak re
Dibër 10/23 Diell pak re
Durrës 14/25 Diell pak re
Tiranë 15/26 Diell pak re
Elbasan 13/27 Diell pak re
Berat 12/27 Diell pak re
Vlorë 14/25 Diell pak re
Korçë 10/24 Diell pak re
Gjirokastër 11/26 Diell pak re
Sarandë 13/25 Diell pak re

 

/e.m/

                                                               

                 

           

                           

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.