FRANCË – Peshkimi temë e nxehtë anglo-franceze

PARIS, 7 maj /ATSH-AFP/ – Vendimet e marra nga Londra për kushtet e peshkimit të vendosura për marinarët francezë pas Brexit janë “të pavlefshme” dhe Franca vazhdon t’i kundërshtojë ato me vendosmëri, theksoi ministri i ngarkuar me tregtinë e jashtme Franck Riester, për “Sud Radio”.

“Ne nuk do të bëjmë kompromis, ligji është shumë i qartë, konventat duhet të respektohen (…) vendimet që janë marrë nga britanikët, ne i konsiderojmë të pavlefshme”, deklaroi Franck Riester.

“Ne po vendosim me shumë qëndrueshmëri (…) dhe natyrisht me mendimin e një qetësimi të situatës, rreziqe të panevojshme”, shtoi ministri.

Temë e nxehtë gjatë gjithë negociatave mbi kushtet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, hyrja e peshkatarëve europianë në ujërat britanike vazhdon të shkaktojë fërkime pavarësisht nga marrëveshja e arritur mes Londrës dhe Brukselit, në fuqi që nga 1 janari.

Sipas Parisit, Britania e Madhe publikoi javën e kaluar një listë me 41 anije franceze nga 344 kërkesa, të autorizuara për të peshkuar në ujërat e Jersey, por kjo vjen me kërkesa të reja për të cilat nuk është rënë dakord./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.