Ballina Bota

MV – Zaev vaksinohet kundër COVID-19 me vaksinën “Sinopharm”

SHKUP, 6 maj /ATSH-AA/ – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u vaksinua sot kundër COVID-19 me vaksinën kineze “Sinopharm”.

Duke theksuar se ka kryer detyrën e tij personale dhe qytetare, Zaev tha “mora dozën e parë të vaksinës Sinopharm, atë që aktualisht ishte në dispozicion kur erdhi radha ime, në përputhje me planin kombëtar të imunizimit”.

“Ndihem mirë dhe do të vazhdoj axhendën time të përditshme të punës edhe në orët e sotme të pasdites”, shtoi ai.

Ai inkurajoi të gjithë qytetarët të aplikojnë për vaksinim dhe të sigurojnë mënyrën e vetme efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19.

“Vaksinat janë të sigurta, të testuara dhe sa më shpejt që të përfundojë procesi i imunizimit, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë me këtë armik të padukshëm, pandemia e COVID-19”, theksoi kreu i shtetit.

Mes tjerash, Zaev vuri në dukje se është e rëndësishme pjesëmarrja masive në procesin e imunizimit për të ndryshuar pamjen e përgjithshme të epidemisë në një kuptim pozitiv dhe për të arritur ngadalë imunitetin kolektiv./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha takon Edstadler: Detyra jonë të luftojmë fort për të sjellë ndryshim dhe demokraci në Shqipëri
Artikulli tjetërVaksinimi/ 6 rrethe me imunizim më të lartë nga vaksinat antikovid