GREQI – Grevë kundër reformës së punës

ATHINË, 6 maj /ATSH-AFP/ – Greqia është përballur me një raund tjetër grevash dhe manifestimesh, për herë të dytë në një javë, për shkak të një reforme të diskutueshme të punës që zbut rregullin mbi kohën e punës.

Manifestime janë parashikuar në Athinë dhe në qytete të tjera të mëdha, ndërkohë që lëvizja e grevave ka shkaktuar ndërprerjen e shërbimeve publike, në pjesën më të madhe në sektorin e transporteve në Athinë me përjashtim të autobusëve, si dhe ndërprerje të shërbimeve të trageteve. Disa fluturime janë anuluar gjithashtu ose riplanifikuar për shkak të ndërprerjes së punës së kontrollorëve ajrorë.

Sipas qeverisë, projektligji përfshin një fleksibilitet opsional të orëve të punës, vendosjen e rregullave të punës në distancë dhe përfshin garanci kundër abuzimeve seksuale në vendin e punës.

Zëdhënësja e qeverisë, Aristotelia Peloni deklaroi se reforma aktualizon legjislacionin në shekullin aktual, për nevojat reale të punonjësve sot. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.