GJERMANI – Bundestagu voton për lehtësimin e kufizimeve për të vaksinuarit

BERLIN, 6 maj /ATSH-DPA/ – Parlamenti gjerman do të votojë sot për lehtësimin e kufizimeve ndaj atyre që janë vaksinuar kundër koronavirusit ose janë sëmurë dhe janë shëruar pasi normat e infeksionit po bien dhe vaksinimi po vazhdon me shpejtësi.

”Numri i infeksioneve të reja të regjistruara gjatë një periudhe 24-orëshe të mërkurën ra 19% në javë në 18 034 raste”, njoftoi organi zyrtar i kontrollit të sëmundjes, Instituti Robert Koch (RKI).

Mbi 8% e gjermanëve tani janë plotësisht të vaksinuar, ndërsa mbi 30% kanë bërë të paktën vaksinën e tyre të parë, me mbi një milion vaksina që bëhen çdo ditë.

Por, efektet e pandemisë ishin ende duke u ndjerë në njësitë e kujdesit intensiv në spital, ku numri i pacientëve me virus po afrohej 5 000 të martën, edhe kur numrat u stabilizuan.

Gernot Marx, kreu i shoqatës së mjekëve të ICU, tha se ”situata ishte akoma e tensionuar”, por shprehu shpresën se numri mund të bjerë ndjeshëm deri në fund të muajit.

“Ka dritë në fund të tunelit”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn ka dalë në favor të marrjes së vaksinës së diskutueshme AstraZeneca për të gjithë duke hequr të gjitha rregullat e përparësisë që synojnë rezervimin e vaksinave për më të prekshmit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.