Ballina Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi/ Absolutisht e rëndësishme përfshirja e Francës dhe Gjermanisë

TIRANË, 6 maj/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën vjetore “State of the Union” organizuar nga Instituti i Universitetit Europian në Firence, Itali se “është thelbësore ajo çka Gjermania dhe Franca do të duan të bëjnë kur bëhet fjalë për dialogun Serbi-Kosovë”.

Lidhur me çështjen e Kosovës, Rama tha se, “mendoj që pikë së pari, mënyra më e mirë për të ecur përpara është që të biem dakord për të mos rënë dakord për atë çka nuk është e zgjidhshme, si të thuash, në periudhën e menjëhershme e të punojmë së bashku me të gjitha vendet e rajonit për atë çka është e mundur”.

“Në këndvështrimin tim na duhet të bëjmë më të mirën për të arritur këtë hapësirën Shengen ku katër liritë e Europës zbatohen, ku mallrat, njerëzit, kapitali dhe shërbimet qarkullojnë për të gjitha vendet e ku të kemi një hapësirë më të gjerë të ndërveprimit ekonomik dhe shoqëror. Kjo po, kështu do të ndihmojë që ta bëjë atmosferën edhe më dashamirëse kur bëhet fjalë për të trajtuar temat e nxehta”, tha ai.

Nga ana tjetër, Rama tha se beson fort që është thelbësore, ka qenë përherë kështu dhe është thelbësore ajo çka Gjermania dhe Franca do të duan të bëjnë kur bëhet fjalë për dialogun Serbi-Kosovë, pasi është tejzgjatur për një kohë të gjatë dhe ndonjëherë është parë, sipas meje, në mënyrë jo korrekte, – kështu e mendoj unë, por kjo ka qenë ndjesia në të dyja vendet, si diçka që është lënë në një nivel më të ulët sesa të vihet në krye.

“Pra, sjellja në nivelin më të lartë dhe përfshirja e Francës, Gjermanisë plotësisht në të, me të gjithë të tjerët përfshirë në punën e përditshme, do të jetë absolutisht mjaft e rëndësishme, sepse në të kundërt unë nuk shoh se si të dyja palët të mund ta bëjnë këtë më vete, që do ishte më e mira, por mendoj që kjo nuk është e mundur”, tha ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaksinimi i popullsisë në 7 ditët e fundit/ Shqipëria renditet e para, lë pas vende të BE dhe rajonit
Artikulli tjetërSondazhi i Institutit të Universitetit Europian: 54 % e pjesëmarrësve kërkojnë që Shqipëria të jetë shteti i radhës që përfshihet në BE