Sondazhi i Institutit të Universitetit Europian: 54 % e pjesëmarrësve kërkojnë që Shqipëria të jetë shteti i radhës që përfshihet në BE

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Instituti i Universitetit Europian që ishte dhe organizatori i Konferencës Vjetore “State of the Union” ka bërë një sondazh në lidhje se cila nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhej të anëtarësohej i pari apo më shpejt në BE.

Shumica e të qytetarëve janë përgjigjur pro Shqipërisë, ku 54 % e pjesëmarrësve në sondazh kërkojnë që Shqipëria të jetë shteti i radhës që përfshihet në BE. Pas saj vjen Maqedonia e Veriut me 23 % dhe e fundit Serbia me 0 %.

“Më jepni mundësinë për t’ju njoftuar edhe për rezultatet e sondazheve që ne kemi bërë. Ka qenë një pyetje që ne kemi bërë: “A mendoni që fuqia e butë e Bashkimit Europian ka qenë e suksesshme në lidhje me europianizimin e Ballkanit Perëndimor” dhe në fakt u befasova sepse mazhoranca thotë që ka qenë efektive, por 33 % ka thënë që nuk ka qenë e tillë. Ndoshta ajo ideja jonë që Bashkimi Europian po e humbet fuqinë e tij të butë, ndoshta na tregon ne që jemi pesimistë. Ndërsa pyetja tjetër ka qenë: “Cilat nga këto vende që kërkojnë anëtarësimin në BE mendoni që do duhet të anëtarësohet më shpejt”. Kemi të parën Shqipërinë me 54 %, Maqedonia e Veriut e dyta, me 23 % dhe Serbia është e fundit, me 0 %”, tha mikpritësja e konferencës, Këshilltarja e lartë për Çështjet Europiane në Institutin e ASPEN dhe ish-ministre e Jashtme e Italisë, Marta Dassu. /m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.