GJENEVË, 5 maj /ATSH-AFP/ – Zvicra, me rreth 8,6 milionë banorë, tejkaloi sot pragun e 10 000 vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i epidemisë, sipas qeverisë.
Raporti i fundit ditor nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP) raporton gjithsej 664 332 raste infektimi dhe 10 012 vdekje në vendin alpin.
“Treguesit e ndryshëm, numri i rasteve, shtrimet në spital, zënia e njësive të kujdesit intensiv, vdekjet, sugjerojnë se epidemia është aktualisht e qëndrueshme në Zvicër, madje edhe në rënie të lehtë”, tha grupi i qeverisë së ekspertëve COVID-19, në një raport të lëshuar sot.
Shkalla e riprodhimit të virusit ka rënë nën 1 në ditët e fundit (0,93), kështu që numri i rasteve të reja ditore vazhdon të bjerë./ /ervo/












