Ballina Bota

MV – 31 viktima në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19

SHKUP, 4 maj /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka raportuar 67 raste të tjera COVID-19 dhe 782 pacientë të shëruar nga virusi në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave te fundit nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani në vend janë regjistruar gjithsej 152 814 raste të konfirmuara me COVID-19, prej të cilëve 134 653 janë shëruar.

MV ka regjistruar edhe 31 viktima nga COVID-19, duke e çuar në 4 992 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 13 169./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakToka në rrezik nga një shi mbetjesh hapësinore
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1995 testime, 834 të shëruar, 51 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit