UASHINGTON, 3 maj /ATSH-AFP/ – Një anije kozmike e kompanisë SpaceX riktheu në Tokë katër astronautë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) pas një misioni hapësinor 160-ditor.
Anija e tyre u ul në mes të natës në 02:56 (06:56 GMT), në Gjirin e Meksikës, pranë Panama City, Florida, në juglindje të SHBA-së, pas një fluturimi prej gjashtë orë e gjysmë nga ISS, sipas imazheve infra të kuqe të transmetuara nga një pajisje kërkimore NASA në lartësi të lartë.
“Ekuipazhi, i përbërë nga tre amerikanë dhe një japonez, theksoi se ishin në gjendje të mirë shëndetësore”, sipas Agjencisë Hapësinore të SHBA.
“Ne u stërvitëm për të rimarrë ekuipazhet si ditë n ashtu dhe natën”, theksoi Steve Stich, menaxheri i programit komercial të fluturimit të NASA-s, intervistuar pak para nisjes së anijes./ /ec/






















