Ballina Bota

LONDËR – Takim Blinken-Raab në kuadër të G7-s

LONDËR, 3 maj /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet sot në Londër me homologun britanik, Dominic Raab për takimin e parë të ministrave të Punëve të Jashtme të G7-s që prej fillimit të pandemisë, me temë kryesore rimëkëmbja ekonomike dhe lufta kundër kërcënimeve të reja.

E paduruar për të pohuar vendin e saj në skenën ndërkombëtare që nga largimi nga Bashkimi EUropian, Britania e Madhe do të presë samitin vjetor të G7 në Cornwall, në jug-perëndim të Anglisë, në qershor.

Kjo do të jetë vizita e parë e Joe Biden në Europë që nga zgjedhja e tij në Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 2020, samiti i planifikuar në SHBA u anulua.

“Takimi i G7 këtë javë tregon se”Global Britain” mbledh demokracitë më të mëdha për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, deklaroi në një deklaratë Dominic Raab.

“Ne do të reagojmë për të garantuar një akses të barabartë të vaksinave në të gjithë botën, për të vendosur objektivat globalë për arsimimin e vajzave dhe për të përcaktuar veprimet ambicioze përsa i përket ndryshimit të klimës dhe për të zhvilluar masat e reja për të luftuar kundër urisë.

Ky takim zhvillohet, ndërkohë që Britania e Madhe po përballet me një lumë kritikash për reduktimin e ndihmës ndërkombëtare./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 19 fluturime të konfirmuara për sot
Artikulli tjetërFOTOGALERI/ Gjirokastra plot me vizitorë në fundjavë, Golemi: Projektet e reja, vlerë e shtuar e ofertës tonë turistike