Ballina Bota

ANKARA- Erdogan: Turqia ka vaksina të mjaftueshme kundër COVID-19

ANKARA, 1 maj /ATSH-AA/ – Turqia aktualisht ka mjaft vaksina kundër COVID-19 dhe nuk priten vështirësi në furnizime, tha presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan.

”Përveç furnizimeve aktuale dhe hyrëse të vaksinave kineze Sinovac dhe atyre europiano-amerikane BioNTech, aktualisht po vazhdojnë edhe bisedimet edhe me Rusinë”, tha presidenti turk.

”Shpresojmë se vaksina Sputnik do të vijë”, u tha Erdogan gazetarëve pas namazit të së premtes në Stamboll./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKategoria Superiore/ Analizë e lojtarëve që shënojnë më shumë
Artikulli tjetërTelegram sfidon Zoom dhe Skype