NJU JORK, 30 prill /ATSH-AFP/ – Apple planifikon të përshpejtojë investimet e saj në ekonominë amerikane duke i çuar ato në 430 miliardë dollarë brenda pesë viteve, si edhe të krijojë 20 000 vende pune.
“Gjatë tre viteve të fundit, kontributi i Apple në ekonominë amerikane ka tejkaluar kryesisht objektivin pesëvjeçar prej 350 miliardë dollarësh të vendosur në 2018”, tha gjiganti kalifornian në një deklaratë.
Tani grupi Cupertino po rishikon lart (…) angazhimin e tij gjatë pesë viteve të ardhshme, duke e çuar atë në 430 miliardë dollarë, me një rritje prej 23%.
“Këto projekte investimesh përfshijnë “shpenzime të drejtpërdrejta nga shitësit, investime në qendra të dhënash, shpenzime kapitale dhe investime të tjera, të tilla si dhjetra prodhime të Apple TV në njëzet shtete”, shpjegoi Apple.
Apple gjithashtu planifikon të krijojë 20 000 vende pune në të gjithë vendin gjatë pesë viteve të ardhshme, duke përfshirë rritjen e fuqisë punëtore të saj në Kaliforni, Kolorado dhe Teksas, përmes ndërtimit, tashmë në proces, të një kampusi në Austin.
Prodhuesi i iPhone pretendon të jetë edhe tatimpaguesi më i madh në SHBA me gati 45 miliardë dollarë në taksa të paguara gjatë pesë viteve të fundit dhe duke mbështetur 2;7 milion vende pune./ /ervo/












