Ballina Flash

Përkujtohet në ditëlindjen e tij të 91, artisti Esat Oktrova

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Përkujtohet ditën e 91 vjetorit të lindjes një ndër artistët më me influencë në artin dramatik shqiptar dhe një ndër njerëzit që krijoj edhe literaturën e mësimdhënies në degën e regjizurë pranë “UA”

Esat Oktrova u lind në qytetin e Pogradecit më 28 prill 1930 . Mësimet e para i mori në qytetin e Pogradecit dhe në shkollën e mesme në Korçë. Më pas vazhdoi Liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Fillimet e karrierës së tij si aktor ai i nisi më trupën e “Estradën e Ushtarit” në Tiranë, ku ra në sy talenti dhe përkushtimi që ai kishte për artin.

Menjëherë pas mbarimit të ushtrisë ai vijoi studimet e larta në Institutin e Lartë Shtetëror të Artit Teatral në Moskë, në Fakultetin e Regjisë. Pas përfundimit të studimeve, emërohet fillimisht regjisor e më pas Drejtor i Teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Gjithashtu, ai ka qenë një nga pedagogët e shquar të Fakultetit të Artit Skenik në Akademinë e Arteve, në lëndën e regjisurës së teatrit, hartues i programeve dhe teksteve mësimore. Është shpallur “Qytetar nderi” i Pogradecit dhe i Shkodrës. Ka mbajtur titullin shkencor “Profesor” dhe është dekoruar me titullin “Artist i merituar”.

Esat Oktrova ndërroi jetë në Tiranë më 21 mars 2001.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Polonia lehtëson ndjeshëm kufizimet
Artikulli tjetërFesta e Pashkës/ Kryepiskopi Anastas mesazh urimi për të gjithë besimtarët