Ballina Bota

MV – 30 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHKUP, 28 prill /ATSH-AA/- Maqedonia e Veriut ka regjistruar 30 viktima dhe 447 raste ditore COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 151 569, kurse i vdekjeve në 4 772.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 620 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër COVID-19, duke e çuar në 131 530 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në MV është 15 267.​​​​​​​/ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore/ 140 kontrolle, jepen 15 masa për bizneset
Artikulli tjetërTë ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit rritje me 12.52 %