Ballina Bota

COVID-19 – Malta lehtëson kufizimet, përgatit pasaportën e vaksinimit

VALLETA, 28 prill /ATSH-DPA/ – Malta do të vazhdojë përpara me planet për aplikimin e një formulari certifikimi të vaksinës antiCOVID-19, pavarësisht nga planet e BE-së për pasaporta dixhitale, njoftoi sot ministri i Turizmit, Clayton Bartolo.

“Malta do të jetë një nga vendet e para që do të miratojë një sistem certifikimi, idealisht para 1 qershorit”, sqaroi ai.

Aktualisht, Malta është në bisedime dypalëshe me Britaninë e Madhe dhe Izraelin për të lejuar udhëtimin falas për udhëtarët plotësisht të vaksinuar drejt dhe nga ato vende, si edhe është në rrugën e duhur për të qenë shteti i parë anëtar i BE-së që ka një popullsi plotësisht të vaksinuar.

Deklarata e Bartolo vjen ndërsa Malta lehtëson gradualisht kufizimet e saj të fundit COVID-19, të prezantuara në mars pas një rritje të papritur të numrave të rasteve.

Numri i rasteve për shkak të virusit është zvogëluar në javët e fundit dhe po kështu edhe normat e shtrimit në spital, duke bërë që autoritetet të heqin gradualisht kufizimet e shëndetit publik./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPorti i Durrësit/ Rritet me 12% sasia e mallrave të përpunuar në 3 muajt e parë të 2021
Artikulli tjetërAA: Hera e parë që një parti politike në Shqipëri fiton mandatin e tretë radhazi