Ballina Flash

BioNTech optimist për efikasitetin e vaksinës kundër variantit indian

FRANKFURT, 28 prill /ATSH-AFP/ – Themeluesi dhe drejtori i laboratorit BioNTech, Ugur Sahin u shpreh sot optimist p[r efikasitetin e vaksinës së tij, zhvilluar nga grupi amerikan, Pfizer, kundër variantit indian të COVID-19.

Nëse testet vazhdojnë akoma, varianti indian shfaq mutacione që ne i kemi studiuar tashmë dhe kundër të cilave vaksina jonë ka reaguar, gjë që na bën optimist”, theksoi Sahin në një konferencë shtypi.

Varianti B.1.617, i njohur zakonisht si varianti indian për shkak të shfaqjes së tij të parë në Indi, është zbuluar në të paktën 17 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-në, Belgjikën, Zvicrën dhe Italinë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Mbrojtja që vaksinimi përbën kundër COVID-19 do të vazhdojë, jam i sigurt”, shtoi Sahin.

BioNTech ka testuar tashmë vaksinën e saj në më shumë se 30 variante duke marrë çdoherë të paktë një përgjigje imunitare të mjaftueshme”, shtoi ai.

Drejtori i start-up gjerman të specializuar në ARN messager dhe që është bërë një pionier global i imunizimit, njoftoi gjithashtu se vaksina e  tij, e përdorur në BE dhe SHBA që nga dhjetori i kaluar, së shpejti duhet të marrë mirtimin e autoriteteve shëndetësore kineze./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Merkel i bën thirrje Kinës për dialog për miratimin e vaksinave
Artikulli tjetërNumërohen 253 qendra votimi nga 427 në Korçë/ Peleshi kryeson PS me 10 702 vota, Salianji kryeson PD me 5561 vota