BERLIN, 27 prill /ATSH-AFP/ – Berlini ngriti sot parashikimin e tij për rritjen e PBB-së gjermane në 2021 në 3,5%, falë një heqjeje graduale të kufizimeve kundër pandemisë së COVID-19, që pritet në tremujorin e dytë.
“Ekonomia jonë është e fortë dhe e gatshme për një fillim të ri, pas një rënieje historike prej 4,9% në vitin 2020”, tha ministri i Ekonomisë Peter Altmaier.
Në janar, Altmaier parashikoi një rritje prej 3% të PBB-së këtë vit.
Parashikimi i ri është i ngjashëm me atë të zbuluar nga institutet ekonomike gjermane, të cilat parashikojnë në mes të prillit një rritje me 3,7%.
Për vitin 2022, qeveria synon rritjen prej 3,6%, duke lejuar që ekonomia të kthehet në nivelin e saj të para krizës./ /ervo/






















