Ballina Bota

KROACI – Rekord viktimash dhe pacientësh në ventilator për shkak të COVID-19

ZAGREB, 27 prill /ATSH-HINA/ – Në 24 orët e fundit u kryen gjithsej 9 890 teste për COVID-19 në Kroaci, nga të cilat 1 797 dolën pozitive, njoftoi sot Ekipi Kombëtar i Përgjigjes COVID-19.

Gjithashtu, në vend u regjistruan edhe 52 viktima për shkak të virusit në po të njëjtën periudhë kohore.

Një total prej 2 263 pacientësh ndodhen në spitale, përfshirë 261 në ventilator.

Numri i të viktimave dhe pacientëve në ventilator në kujdesin intensiv ka tejkaluar shifrat e raportuara të hënën, që ishin tashmë rekord në tre muajt e fundit.

Që nga rasti i parë i pandemisë në shkurt të vitit 2020, 324 833 persona janë infektuar dhe 6 957 kanë vdekur nga COVID-19.

Një total prej 304 546 persona janë shëruar, me 1 847 të shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht, janë 30 996 persona në vetizolim./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDASH: Mirëpresim përparimin e bërë nga Shqipëria në reformat kritike, mbështesim hapjen e negociatave në qershor
Artikulli tjetërRezultatet paraprake të zgjedhjeve/ Celibashi: PS 48.7 %, ose 74 mandate, PD-AN 39.4 %, ose 59 mandate