FRANCE – Rikthimi në shkolla për nxënësit e arsimit fillor dhe në distancë për një javë në kolegje dhe shkolla të mesme.
ÇERNOBIL (Ukrainë) – Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të katastrofës së Çernobilit.
HELSINKI (Finlandë) – Fundi i gjendjes së jashtëzakonshme.
ROMË (Itali) – Fillon heqja e kufizimeve kundër COVID-19, me rihapjen e pjesshme të shkollave, bareve dhe restoranteve, teatrove dhe sallave të koncerteve.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takim informal i ministrave të BE-së të Bujqësisë dhe peshkimit.
STOKHOLM (Suedi) – Samit virtual për ndryshimet klimatike, organizuar nga Fondacioni Nobel.
BRUKSEL (Belgjikë) – Seancë plenare e Parlamentit Europian.
BRUKSEL (Belgjikë) – Debat në Parlamentin Europian për vizitën në Turqi të shefave të BE-së.
BRUKSEL (Belgjikë) – Votim i eurodeputetëve për heqjen e imunitetit parlamentar të deputetit grek, Iannis Lagos, ish-anëtar i Agimit të Artë.
GLASGOW (Britani e Madhe) – Heqja e disa kufizimeve, si rihapja e kafeneve dhe pub-eve në Skoci.
ROMË (Itali) – Kryeministri Draghi prezanton planin e rimëkëmbjes para Parlamentit.
UASHINGTON (SHBA) – Kamala Harris takohet për krizën migratore me presidentin e Guatemalës, Giammattei.
UASHINGTON (SHBA) – Hyjnë në fuqi sanksionet tregtare amerikane kundër kompanive bjelloruse./ /ec/






















