TIRANË, 25 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë për ditën e diel do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore.
Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat mesatare kalimtare në relievet malore të zonës së qendrës dhe jugut në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje e lehtë dhe mesatare shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/22 | Diell |
| Kukës | 4/19 | Diell |
| Lezhë | 6/23 | Diell |
| Dibër | 2/17 | Diell |
| Durrës | 7/22 | Diell |
| Tiranë | 7/24 | Diell |
| Elbasan | 5/25 | Diell |
| Berat | 5/24 | Diell |
| Vlorë | 8/22 | Diell |
| Korcë | 3/17 | Diell |
| Gjirokastër | 5/23 | Diell |
| Sarandë | 6/22 | Diell |






















