Ballina Flash

Gjonaj voton dhe bën thirrje për pjesëmarrje

TIRANË, 25 prillATSH/- Ministrja e Drejtësisë dhe njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste, e deleguar tek Njësia 7 në Tiranë ka votuar në orën 10:30 tek qendra e votimit pranë Akademisë së Arteve së bashku me bashkëshortin e saj.

Gjonaj u shpreh se “100 vite pas zgjedhjeve të para të vitit 1921, Shqiptarët sot zgjedhin Kuvendin e katër viteve të ardhshme”.

“Këto zgjedhje janë të shumë të rëndësishme dhe është dita të vendosni për komunitetin tuaj dhe gjithçka që ka më shumë rëndësi për të ardhmen e familjes tuaj. Si votues, të gjithë jemi të barabartë në përcaktimin e së ardhmes sonë. Ndaj është tejet e rëndësishme të shkoni të votoni”, u shpreh Gjonaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama voton i shoqëruar nga bashkëshortja e tij: Demokracia, sport pa spektatorë. Secili të zbresë në fushë e të gjuajë me votë
Artikulli tjetërNë Mars prodhohet për herë të parë oksigjen